Misioni dhe Vizioni

Misioni:
Olainfarm është ndër kompanitë më të mëdha në Shtetet Balltike, në prodhimin e produkteve ndërmjetëse dhe përfundimtare farmaceutike. Parimi themelor i punës tonë është prodhimi i produkteve me siguri dhe efikasitet të lartë, me shtrirje kudo në botë. Synojmë të ndërtojmë kooperim të drejtë dhe të dobishëm me konsumatorët tanë: pacientët, mjekët, farmacistët dhe partnerët. Për të arritur qëllimet tona, kemi në funksion një ekip punonjësish të mirë-kualifikuar, të siguruar dhe të motivuar. Prioritetet tona janë organizimi i proçeseve prodhuese sa më ambjentaliste dhe rritja e vazhdueshme e vlerës së kompanisë.

Vizioni:
Synojmë të jemi prodhuesi kryesorë për produktet farmaceutike dhe kimikatet-farmaceutike në Balltik, me shtrirje globale.

Qëllimet dhe detyrat:
Zhvillim Produkti

  • Optimizimi i portofolit të produkteve dhe shtimi i fomë-doza të reja duke mbajtur parasysh dinamikat e tregut, karakteristikat specifike dhe kërkesat;
  • Zhvillimi i linjës orientuese për produktet kimike, si dhe krijimi i produkteve e teknologjive të reja inovatore, duke nxitur specifikisht bashkëpunimin me institucionet shkencore të Letonisë;
  • Regjistrimi i formë-dozave përfundimtare të prodhuara nga kompania dhe shpërndarja e tyre në tregje të ndryshme të botës;
  • Prodhimi i formë-dozave të përfunduara dhe produkteve kimike për partnerët;
  • Shtimi dhe mirëmbajtja e portofolit të pronësisë intelektuale të kompanisë.

Marketimi

  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë promocionale për produktet e kompanisë dhe të partnerëve;
  • Planifikimi, zhvillimi dhe zbatimi i aktiviteteve marketuese në përputhje me misionin, qëllimet dhe strategjinë e kompanisë;
  • Ndërtimi i aktiviteteve marketuese dhe tregtare në tregje rajonale;
  • Ndërmarrja e studimeve marketuese, përpunimi dhe analizimi i informacionit, me qëllim përcaktimin e kërkesave të tregut;
  • Përcaktimi i potencialit në tregje rajonale për të zhvilluar më tepër biznesin;
  • Futja në treg e produkteve të reja bazuar tek kërkesat e tregut.

Prodhimi dhe cilësia e produktit

  • Rritja e besnikërisë së konsumatorëve, përmes produkteve cilësore dhe informimit të plotë rreth tyre;
  • Modernizimi i fabrikave dhe proçeseve të prodhimit në harmoni me Praktikat e Prodhimit të Mirë;
  • Automatizimi i proçeseve teknologjike në funksion të rritjes së efikasitetit të prodhimit dhe sigurisë në punë;
  • Themelimi i fabrikave të reja prodhuese, bazuar tek ekzistentet, si dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Politika Sociale

  • Promovimi i kontributit afatgjatë të punonjësve në arritjen e qëllimeve të biznesit të kompanisë;
  • Garancia sociale dhe pagesa për punonjësit sipas pozicionit dhe investimit;
  • Trajnim dhe mundësi zhvillimi karriere për punonjësit.

Mbrojta e mjedisit

  • Garantimi i përqasjes etike ndaj mjedisit dhe realizimi i proçeseve të prodhimit pa dëmtuar ambjentin.
  • Reduktimi i impaktit mjedisor i aktivitetit të kompanisë, duke mbajtur parasysh sasinë dhe cilësinë.

Marrdhëniet e investitorëve

  • Puna e vazhdueshme në funksion të rritjes së vlerës së kompanisë, përmes inovacionit, zhvillimit dhe rritjes së fitimit;
  • Sigurimi i informacion të saktë dhe të besueshëm, në kohën e duhur, rreth aktivitetit të kompanisë dhe pozitës ekonomike;
  • Transparenca dhe interesi ndaj investitorëve të mundshëm për kompaninë
Misioni dhe Vizioni