Politika e Mbrojtjes së Mjedisit

Objektivat ambjentalist dhe politika e shfrytëzimit të energjisë pro-mjedisore që ndjek Olainfarm, synojnë: reduktimin e vazhdueshëm të ndikimit të proçeseve të kryera nga kompania mbi mjedisin, rritjen e efikasitetit të energjisë dhe sigurimin e harmonisë të aktivitetit të kompanisë me detyrimet statutore të përcaktuara për industrinë e mjedisit dhe energjisë.

Politika mjedisore dhe e energjisë është në vëmëndje në çdo veprimtari të kompanisë. I japim rëndësi të veçantë trajnimeve të stafit të Olainfarm për çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe efikasitetit të energjisë. Kompania ka leje mjedisore të tipit A, si edhe leje GHG për rrezatimet. Olainfarm operon sipas standarteve dhe detyrimeve të përcaktuara nga këto leje.

Politika e Mbrojtjes së Mjedisit