Politika e Cilësisë

Cilësia, siguria dhe efikasiteti i produkteve tona, janë vlerat thelbësore të kompanisë tonë. Olainfarm ju siguron standarte të larta në cilësinë e dizajnit, zhvillimit, prodhimit, kontrollit dhe shpërndarjes së produkteve. Aksionerët e Olainfarm nxisin fokusin tek cilësia në proçesin e menaxhimit të kompanisë. Politika e cilësisë është element përcaktues i pozicionimit të Olainfarm në treg.

Politika e cilësisë

Stafi drejtues dhe personeli i Olainfarm zotohen të kontrollojnë dhe ndjekin me përpikmëri detyrimet që rrjedhin nga Standartet e Praktikave të Prodhimit të Mirë në punën e përditshme. Stafi drejtues dhe personeli i kompanisë sigurohen që të gjitha produktet dhe proçedurat e ndërmarra nga Olainfarm, të jenë konform me kërkesat e autoriteteve kompetente dhe të konsumatorëve.

Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë në kompani, i nënshtrohet vazhdimisht proçesit të përmirësimit. Efikasiteti i tij kontrollohet dhe vlerësohet nga auditi i brendshëm dhe i jashtëm (konsumatorët dhe autoritetet kompetente).

Politika e Cilësisë